Grabiti bankën me armë te ish-parku i autobusëve, arrestohet 61-vjeçari

Data

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje nga grabitja e ndodhur një ditë më parë në një bankë të nivelit të dytë pranë ish-parkut të autobusëve.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2, arrestuan shtetasin B. F., 61 vjeç, i cili dyshohet se hyri i armatosur në një degë të Fibank në rrugën “Muhedin Llagami” dhe mori 800 mijë lekë (8 milionë lekë të vjetra).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe shuma e parave të grabitura. Autori u neutralizua dhe u vu në pranga nga policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related