Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me Ambasadorin e Republikës Federative të Brazilit, João Tabajara De Oliveira Júnior dhe me Zëvendësambasadorin, Ministër Këshilltar, Ricardo Primo Portugal.
Drejtori dhe Ambasadori konfirmuan gatishmërinë e plotë të organizatave që ata përfaqësojnë, për të intensifikuar bashkëpunimin, në koordinimin e INTERPOL dhe EUROPOL, me qëllim goditjen e rrjeteve të trafiqeve dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.
Gjithashtu, Proda dhe Ambasadori çmuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet agjencive ligjzbatuese të të dyja vendeve, i cili ka rezultuar me konstatimin dhe goditjen e një sërë rastesh të trafikimit të vajzave dhe grave, nga Brazili, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në Shqipëri.
