Goditet kontrabanda në kufi dhe shkatërrimi i pyjeve: 3 persona nën hetim, sekuestrime të rënda nga policia

Data

Tre persona janë proceduar penalisht për kontrabandë nëpërmjet kufirit shqiptaro-maqedonas dhe për prerje të paligjshme të pyjeve, pas kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Gjatë kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet operative, shërbimet e Policisë Kufitare në zonën e Pustecit, pranë Qafës së Zvezdës, kanë ndaluar një automjet tip kamionçinë. Nga kontrolli i ushtruar në karrocerinë e mjetit u konstatuan sasi druri zjarri pa dokumentacionin përkatës ligjor. Si mjeti, ashtu edhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në një rast tjetër, shërbimet policore kanë ndaluar një automjet tip furgon, ku gjatë kontrollit është gjetur një gjedh i pamatrikulluar dhe pa dokumentacion shoqërues, i dyshuar si mall kontrabandë. Edhe në këtë rast, mjeti dhe gjedhi janë sekuestruar nga policia.

Si rezultat i këtyre veprimeve, tre persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale që lidhen me prerjen e paligjshme të pyjeve, kontrabandën e mallrave dhe tregtimin apo transportimin e mallrave që dyshohen se janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e vendit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa policia ka bërë të ditur se kontrollet në zonat kufitare do të vijojnë me intensitet për të goditur aktivitetet e paligjshme që dëmtojnë ekonominë dhe mjedisin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related