Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet t’i kërkojë dorëheqjen ose largimin e Erion Veliajt nga posti i Kryebashkiakut. Erion Veliaj është kokë e këmbë i përfshirë në aferën ‘5D’ dhe është e pakuptimtë që kur bëjnë ndonjë punë dalin dhe e trumpetojnë, por kur i plas skandali thonë nuk dimë gjë. Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci dje në një media, duke u shprehur se normalisht Veliaj duhej të jepte dorëheqjen dhe të përballej me drejtësinë. Goci tha se nuk mund të thotë Veliaj nuk e di unë se ç’bëjnë drejtorët, kur këta drejtorët kishin kapur Bashkinë nga fyti Sipas tij, edhe nëse marrim të mirëqënë faktin se ai nuk di gjë, minimalisht duhej të dorëhiqej, të mbante përgjegjësi edhe për faktin se nuk është Kryebashkiak përderisa nuk di asgjë. “Është shumë e rrezikshme kjo sjellja që bëhet. Institucioni kur qytetari shkel ligjin të bie kokës, ndërsa kur titullari i institucionit kur shkel ligjin, nuk reagon. Nëse SPAK do të çojë zbatimin e ligjit deri në fund, mos kthehet në gjueti shtrigash. Nuk arrij ta kuptoj që Erion Veliaj nuk hetohet për inceneratorin e Tiranës. Këta që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë, rriti taksat për çerdhet e kopshtet”, tha Goci.
Goci: SPAK të pezullojë Veliajn si Kryebashkiak, të hetohet për ‘5D’ dhe inceneratorin
Data
