Salah shpërthen ndaj Liverpulit: “Më kanë hedhur në rrugë, dikush nuk më do në klub” — largimi duket i pashmangshëm

Data

Mohamed Salah ka ndezur alarmin në Liverpul dhe botën e futbollit me një deklaratë të paprecedentë pas ndeshjes kundër Lidsit, ku egjiptiani qëndroi për 90 minuta në stol. Sulmuesi, i cili gjatë viteve u bë një nga figurat më të rëndësishme të klubit, sulmoi hapur drejtuesit dhe trajnerin Arne Slot, duke e bërë pothuajse të sigurt largimin e tij.

“Nuk e besoja që më lanë në stol – klubi më ka hedhur në rrugë”

Salah nuk i fshehu emocionet e forta:

“Nuk mund ta besoja që isha në stol për 90 minuta. Kjo është hera e tretë… dhe ndoshta e para në karrierën time. Jam shumë i zhgënjyer. Kam dhënë kaq shumë për këtë klub dhe tani ndihem i hedhur në rrugë.”

Ai theksoi se pavarësisht viteve të arritjeve, rekordeve dhe kontributit vendimtar, tashmë ndjen se dikush po përpiqet ta vendosë atë në pozitë fajësie.

“Dikush do që unë të marr të gjithë fajin. Klubi më premtoi shumë në verë, por ato premtime nuk janë mbajtur.”

Marrëdhënia me trajnerin Slot — “Nuk ekziston më”

Salah zbuloi se raportet e tij me trajnerin Arne Slot janë prishur krejtësisht:

“Kisha një marrëdhënie të mirë me të. Tani nuk kemi asnjë marrëdhënie dhe nuk e di pse.”

Egjiptiani tregoi se një ditë para ndeshjes e kishte kuptuar që nuk do të luante:

“Arne ma tha dje. Pata një takim. Ai i di ndjenjat e mia, por nuk shoh asnjë shpjegim.”

“Nuk e di çfarë do të ndodhë – ndoshta ndeshja me Brajton do të jetë lamtumira ime”

Salah tha se i kishte telefonuar prindërve për të qenë të pranishëm në ndeshjen kundër Brajtonit, duke sugjeruar se mund të jetë momenti i tij i fundit para tifozëve të “Anfield”-it përpara se të udhëtojë drejt Kupës së Afrikës:

“Do të jem në ‘Anfield’ dhe do t’u them lamtumirë tifozëve. Nuk e di çfarë do të ndodhë kur të jem atje.”

“Nuk jam problem – kam fituar çdo gjë me meritë”

Salah u shpreh i goditur nga mënyra si po e trajton klubi:

“Tani është ‘Hidheni Mo nën autobus’… Por nuk mendoj se jam problem. Unë kam fituar pozicionin tim. Nuk jam mbi klubin, por e kam fituar atë që kam.”

Ai theksoi se asnjë sulmues tjetër në Premier Ligë nuk ka shënuar më shumë se ai që kur mbërriti në Angli.

Krahasimet me lojtarë të tjerë dhe mesazhi për Karrager

“Herri Kejn nuk shënoi për 10 ndeshje dhe askush nuk tha se duhet të ulej në stol. Për mua, menjëherë është: ‘Mo duhet të rrijë jashtë’. Nesër Karrager do të më kritikojë, por kjo është në rregull.”

E ardhmja — praktikisht e mbyllur

Në fund, Salah foli për herë të parë me tone të një lojtari që po largohet:

“Nuk pendohem që firmosa për Liverpulin. Mendova se do ta mbyllja karrierën këtu. Sot, pesë muaj pasi fitova çmime, jam në këtë situatë. Nuk e meritoj.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related