Një situatë tragjike për banorët dhe turizmin e ka cilësuar demokrati Luçiano Boçi prishjen e ndërtimeve në Theth. Në një emision televiziv, Boçi theksoi se ishte ishte vetë Rama ai që nxiti banorët para zgjedhjeve për të ndërtuar me projektin e paketës së maleve. Por sipas tij pas kësaj pakete fshihen investitorët strategjikë.
“Është një situatë tragjike për banorët e Thethit e dëshmuar edhe në veprimet e tyre ekstreme. Është situatë dramatike për turizmin, kemi ende turistë që janë gjendur e kapur në befasi dhe të tjerë që kanë dashur të vijnë në Shqipëri dhe gjendjen përballë një situate shkatërruese dhe është komedi e spektakël për Ramën. Kjo qeverisje stimuloi një situatë të ndërtimit të shtëpizave ishte vetë kryeministri që u tha do t’ju jap legalizimet dhe ndërtimet janë bërë më 30 prill dhe në këtë kuptim çdo njeri që ka një pronë, ka marrë iniciativën për të gjetur formën e jetesës dhe forma më e mirë është turizmi familjar. Me këtë shtysë nga ana e kryeministrit që u tha në datën 30 qershor do legalizoj çdo ndërtim që është bërë, se ishin votimet dhe u duhej vota. Ky spektalël është një skemë dhe vijon goditja në emër të ligjit. Shtëpizat nuk janë ndërtuar së fundmi. Benet Beci promovonte ndërtimin që u shemb i pari. Sajohet një ngjarje e jashtëligjshme shtyhen njerëzit që të investojnë kursimet e të marrin kredi dhe në fund pasi kalon afati”.
Sipas Boçit kjo ishte një skemë e mirëfilltë që para zgjedhjeve, teksa tregon që edhe Marjana Koçeku e cila doli deputete e PS-së nga zgjedhjet e 11 majit, e ka një ndërtim pa leje në Shalë.
