Gjyqtari Gerd Hoxha shkresë SPAK-ut: Elton Kërluku i dënuar, të s’kualifikohet nga gara për BKH

Data

Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, i është drejtuar me një letër të hapur institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK-un, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), si dhe Komisionin e Verifikimit, ku kërkon përjashtimin e kandidatit Elton Kërluku nga gara për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

 

 

Në shkresën e tij, gjyqtari Hoxha argumenton se Kërluku është përjashtuar nga Policia e Shtetit në vitin 2004 për shkelje të rënda disiplinore dhe etike, një vendim që, sipas tij, është mbajtur në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Ai shpreh shqetësimin se një person me një të kaluar të tillë nuk mund të konsiderohet i përshtatshëm për të udhëhequr një strukturë kaq të rëndësishme dhe të ndjeshme si BKH.

“Elton Kërluku nuk plotëson kushtet e sigurisë për të qenë as pjesë e strukturës së SPAK, e jo më të garojë për drejtues të BKH-së” thuhet në letrën e Hoxhës.

Më tej, Hoxha thekson se, pas rikthimit në sistemin e drejtësisë, Kërluku ka shërbyer si hetues financiar pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe ka qenë pjesë e komisionit që në vitin 2024 përjashtoi vetë Hoxhën nga gara për një pozicion në Gjykatën e Posaçme. Sipas tij, kjo përbën një rast flagrant të dy standardeve.

“Nëse Komisioni më skualifikoi mua për një perceptim publik, si mund të justifikohet heshtja për një individ që është përjashtuar me vendim gjykate për shkelje të rënda etike dhe ligjore?”, shkruan Hoxha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related