Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

Data

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se nuk do të zbatonte një vendim të Gjykatës së Strasburgut për çështjen “Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, ku përfiton edhe vjehrri i ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërkohë që kamatëvonesat i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 4 milionë euro shtesë.

Një shembje e bujshme e një pallati ndërtuar në bregdetin e Vlorës në vitin 2014, i ka sjellë taksapaguesve shqiptarë një faturë prej 13.4 milionë euro – në formën e dëmshpërblimit për pronarët, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vitit 2018.

Por qeveria refuzon të dëmshpërblejë pronarët përfitues, mes të cilëve ndodhet edhe vjehrri i ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, pavarësisht se interesat që shtohen nga moszbatimi i vendimit kanë kapur tashmë shifrën prej afro 4 milionë eurosh.

Edhe pse kjo shifër rritet në mënyrë progresive çdo ditë, të hënën, gjatë një bashkëbisedimi virtual në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama u mburr se do të vijonte të mos e zbatonte vendim e Gjykatës Evropiane.

“Nuk kemi dhënë asnjë dëmshpërblim për atë rast,” tha Rama me një dozë krenarie, ndësa shtoi: “As edhe një!” “Kur të vijë në pushtet Luli, le t’ia japë vetes ato para, por sa të jem unë këtu, kjo nuk do të ndodhë, sepse ka plot të tjerë përpara që meritojnë të dëmshpërblehen përpara Lulit”, iu përgjigj Rama një ndjekësi që e pyeti për rastin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related