Gjykata rrëzon paditë për shpifje mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, asnjëra palë nuk fiton në proces

Data

Gjykata ka rrëzuar paditë e ndërsjella për shpifje dhe fyerje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Padia e paraqitur nga Rama kundër Berishës lidhej me deklaratat e bëra nga ky i fundit gjatë një emisioni televiziv në vitin 2018. Kryeministri kërkonte një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh të rinj për deklaratat që i konsideronte shpifëse.

Nga ana tjetër, gjykata ka rrëzuar edhe kundër-padinë e paraqitur nga Berisha ndaj Ramës. Kjo padi lidhej me komentet dhe deklaratat e kryeministrit të bëra në rrjetet sociale dhe në komunikimet e tij me ndjekësit në platformën ERTV.

Me vendimin e marrë, gjykata nuk i ka dhënë të drejtë asnjërës prej palëve, duke rrëzuar të dyja paditë për shpifje dhe fyerje mes dy figurave kryesore të politikës shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related