Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendi i Shqipërisë, u regjistruan sërish tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë të vendosura jashtë godinës.
Sipas raportimeve, një pjesë e protestuesve hodhën vezë, miell dhe ujë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit vijuan të mbanin kordonin e sigurisë.
Po sipas raportimeve, disa deputetë ndodheshin ende brenda godinës së Kuvendit, ndërsa protestues të shpërndarë në disa pika të jashtme prisnin daljen e tyre dhe tentuan t’i godisnin me vezë dhe miell.
Ngjarja u zhvillua në prani të forcave të shumta të policisë, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo të shoqëruar në lidhje me incidentet.
