Trump reagon për pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin 2026: Janë të mirëpritur, por ndoshta më mirë të mos vijnë

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e kombëtares së Iranit në Kupën e Botës 2026, duke deklaruar se ekipi iranian është i mirëpritur në turne, por sipas tij nuk është e përshtatshme që ata të marrin pjesë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump u shpreh se prania e ekipit iranian mund të paraqesë rrezik për vetë lojtarët. “Ekipi iranian është i mirëpritur në Kupën e Botës, por nuk mendoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre”, shkroi ai.

Deklarata e presidentit amerikan vjen pasi ministri i Sportit i Iranit deklaroi se kombëtarja e vendit nuk do të marrë pjesë në Botërorin 2026. Sipas tij, kjo vjen si reagim ndaj situatës politike dhe akuzave ndaj Trump për vrasjen e liderit suprem iranian.

Ministri iranian theksoi se, për shkak të tensioneve me Shtetet e Bashkuara, asnjë lojtar i kombëtares nuk do të shkelë në territorin amerikan gjatë turneut botëror.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related