Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shqyrton sot padinë e deputetëve të Partia Demokratike e Shqipërisë ndaj ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella

Data

Në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën lidhur me padinë e depozituar nga një e pesta e deputetëve të Partia Demokratike e Shqipërisë ndaj ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella.

Sipas raportimeve, deputetët demokratë pretendojnë se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar një ministre që, sipas tyre, nuk përmbush kriteret dhe cilësitë e nevojshme për të ushtruar funksionin.

Padia kërkon:

  • Shfuqizimin e nenit 2 të Dekretit nr. 331, datë 12.09.2025, “Për emërimin e Kryeministrit”;
  • Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit nr. 333, datë 15.09.2025, “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”.

Sipas kërkuesve, këto dekrete janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Çështja pritet të sjellë debat juridik dhe politik mbi kriteret kushtetuese për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe kompetencat e Presidentit në procesin e dekretimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related