Elisa Spiropali: Shqipërisë i duhet guxim dhe përgatitje për Bashkimi Evropian, jo vetëm entuziazëm

Data

Deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në prag të Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, duke e cilësuar momentin si një fazë të re në rrugën europiane të vendit.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Spiropali tha se Shqipëria po hyn në hapin e parë drejt mbylljes së negociatave me BE-në pas një rruge të gjatë përpjekjesh dhe besimi tek projekti europian.

Sipas saj, integrimi europian nuk është vetëm proces teknik apo diplomatik, por lidhet drejtpërdrejt me ndërtimin e institucioneve më të forta, drejtësinë, ekonominë konkurruese dhe një shoqëri me më shumë mundësi për qytetarët.

“Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është vetëm pasaportë europiane në kuptimin formal. Është hyrje në një hapësirë ku ligji, konkurrenca, liria dhe dinjiteti i qytetarit kanë një tjetër peshë”, u shpreh Elisa Spiropali.

Ajo theksoi se Shqipërisë tani i duhet më shumë se entuziazëm për procesin e integrimit.

“I duhet qartësi. I duhet guxim politik dhe qytetar. I duhet një platformë e saktë shtetërore dhe shoqërore për Shqipërinë europiane që duam të ndërtojmë”, deklaroi Spiropali.

Sipas saj, vendi duhet të hyjë në Europë “i përgatitur për standardet e saj dhe jo i befasuar prej tyre”.

Elisa Spiropali shtoi se dita e anëtarësimit nuk duhet parë si fundi i rrugës, por si momenti kur Shqipëria të jetë gati të ulet “natyrshëm në tryezën e konfederatës së kombeve europiane”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related