Partia Demokratike ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë Rama që, sipas saj, ka dështuar në marrjen e masave.
Me një deklaratë për shtyp, PD tha se qytetarët duhet të ruhen, pasi me kryeministër Edi Ramën paratë shpenzohen për lukse dhe situata e zjarreve do të jetë e njëjtë këtë verë dhe tjetrën.
PD shprehet se Edi Rama nuk kujtohet dhe as kujdeset për infrastrukturën e shtetit, për fondet e emergjencave, për modernzimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe shton se paratë që i merr nga taksat i bën shpenzime luksi për vete dhe ministrat, udhëtime me charter, koncerte të shtrenjta apo kopësht 4 milion euro në oborrin e Kryeministrisë.
PD thekson se Edi Rama nuk është zjarrfikës, por ai nuk mund të lejohet të jetë Kryeministri që hedh Shqipërinë në zjarr
