Gjykata e Tiranës ka vendosur të heqë pezullimin nga detyra për Rigers Sheqeri, duke i zëvendësuar masat e sigurisë me “detyrim paraqitje”.
I njëjti vendim është marrë edhe për juristin Erlion Papa, të cilët akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohë, për biznesmenin Pandeli Carapuli, gjykata ka hequr masën e ndalimit të daljes jashtë vendit, duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për paraqitje periodike, ndërsa ai akuzohet për ndërtim të paligjshëm.
Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të bërë nga administratori i një kompanie private, i cili pretendoi se në pronën e tij ishin kryer punime të paligjshme që kanë shkaktuar dëme.
Sipas Prokuroria e Tiranës, inspektorët e IMT-së kishin konstatuar shkeljet dhe kishin mbajtur procesverbal, por drejtuesit e institucionit, të mbështetur edhe nga juristi, vendosën të mbyllnin procedurën pa marrë masa administrative, në kundërshtim me ligjin.
Çështja mbetet në hetim, ndërsa vendimi i gjykatës ndryshon ndjeshëm situatën ligjore të të përfshirëve.
