11 Maji/ 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Data

Prokuroria e Përgjithshme njofton zyrtarisht se në total janë regjistruar 44 kallëzime për veprat penale që lidhen me fushatën zgjedhore.

Prokuroria sqaron se burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme, kanë qënë: 19 raste nga policia gjyqësore, 9 raste nga SPAK, 6 raste subjekte politike, 8 raste të nisura kryesisht dhe 2 raste nga shtetas.

“Nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan”,thuhet ne njoftimin e Prokurorise se Pergjithshme

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related