Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e SPAK, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për lirimin nga qelia të Eria Agos, ish-partnere e Safet Bajrit.
Ajo akuzohet se ka ndihmuar Bajrin të largohej nga vendi i ngjarjes pas atentatit ndaj Fatbardh Liçit në Shkodër, në vitin 2018. Apeli i kishte zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, vendim që tashmë mbetet në fuqi.
SPAK kishte kundërshtuar lirimin, por Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin e prokurorisë.
