Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, e cilësoi shkarkimin e Belinda Ballukut si një lëvizje taktike të Edi Ramës për të testuar reagimin ndërkombëtar dhe për të zbutur presionin politik.
Sipas tij, ndryshimet në kabinet nuk janë thelbësore, pasi figura të afërta me Ballukun janë promovuar në poste kyçe. Korreshi theksoi se opozita kërkon jo vetëm largimin dhe arrestimin e saj, por edhe një qeveri teknike.
Ai paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar, duke mos përjashtuar ngujim apo grevë urie në Parlament nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut.
