Të gjithë lexuesit e matësve të energjisë elektrike prej 1 shkurtit të këtij viti do të gjurmohen me një program të instaluar në aparatin ku hedhin të dhënat mujore se sa kilovat shpenzon një familje.
“Të gjithë lexuesit sot kur kryejnë procesin e leximit që e quajmë PDA, nëpërmjet këtij aparati shkojmë në vendin ku është instaluar matësi i energjisë elektrike. Dhe në mënyrë manual hidhen të dhënat në aparat, që është i lidhur me qendrën, dhe nëpërmjet stafit procesohet hedhja e të dhënave dhe printohet fatura.l
Të gjithë lexuesit të jenë prezent dhe asnjë faturim të mos bëhet në mënyrë fiktive, në aparat kemi shtuar edhe një verifikim që do të bëjë të mundur identifikimin në momentin e leximit, pra gjeo-lokacion”, tha Administratori i OSSH, Blendian Dalipi.
