Gati një në tre shqiptarë në vitin 2060 do të jetë mbi 65 vjeç. Nga pak më shumë se 473 mijë në çendin e fundit, numri të moshuarve pritet të arrijë në mbi 667 mijë. Sipas parashikimeve të zymta të Institutit të Statistikave, të moshuarit mbi 65 vjeç në 2060-n, do të përbëjnë mbi 40 për qind të totalit të popullsisë.
“Kjo do të thotë që skema e pensioneve do të shkojë edhe më tej në vështirësi. Nëse nuk do merren masa konkrete, skema do të shkojë drejt rënies pa kthim. Nëse ne në 2020-n ne kishim 1.4 kontribuues për 1 përfitues, treguesi ra në 1.17 kontribuues për një përfitues në marsin e vitit 2022”, deklaroi Klodian Muço, ekspert për ekonominë.
Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ndërkohë pritet të rrisë me plotë 17 vite moshën mesatare të popullsisë. Nga 42.5 vite aktualisht, mosha mesatare pritet të arrijë në 50 vite në vitin 2060.
