Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron preventive për vilën në Dhërmi

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimin për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi një vilë në Dhërmi, e cila, sipas hetimeve, dyshohet të jetë e lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Vendimi u shpall më 30 qershor 2026 nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila shqyrtoi ankimin e paraqitur kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Sipas vendimit, Apeli vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë e paluajtshme.

Çështja lidhet me një pasuri të paluajtshme në Dhërmi, e cila është objekt i hetimeve të SPAK. Vendimi i Apelit lë në fuqi masën e sekuestros preventive deri në vijimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related