“Blindohet” SPAK, arrihet marrëveshja me izraelitët, si do pajisen prokurorët specialë dhe agjentët e BKH me licencën..

Data

Pas një periudhe të gjatë diskutimesh dhe spekulimesh, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me autoritetet izraelite, duke e “blinduar” veten përballë sfidave të shumta që i ka vënë përpara lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend. Kjo marrëveshje lejon prokurorët specialë dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) të pajisen me licenca për të zbatuar masa të avancuara hetimore, përfshirë zhbirimin e komunikimeve të politikanëve të dyshuar dhe liderëve të krimit në telefonat dhe kompjuterat e sekuestruar. Konkretisht, nuk ka asnjë surprizë me procedurën tenderuese sekrete të zhvilluar nga Prokuroi e Posaçme (SPAK), për liçensimin e programeve kibernetike që shërbejnë për zbërthimin dhe marrjen e të dhënave të telefonave, kompjuterëve, Lap-Topëve. Njësoj siç paralajmëroi 5 ditë më parë gazetari i “Ora News” Elton Qyno, kompania izraelite “Cellebrite DI Ltd” me qendër në “Em Hamoshavot St., Petah Tikva (Izrael), është shpallur fituese i tenderit sekret të zhvilluar nga SPAK, me qëllim “Rinovimin e licensave të pajisjeve ekzaminuese për telefona celularë”. SPAK angazhohet në këtë kontratë që për 12 muaj me radhë deri në dhjetor 2025, të paguajë 144 mijë dollarë tek Izraelitët e “Cellebrite DI Ltd”, duke i kërkuar këtyre të fundit të zbërthejnë kodet e telefonave, kompjuterëve, Lap-Topëve e çdo pajisje tjetër kibernetike me qëllim marrjen e të dhënave. Kjo kompani izraelitë përfshirë dhe kompaninë tjetër kroate “INsig2 d.o.o” me qendër në Zagreb që drejtohet nga Goran Oparnica, janë përzgjedhur përmes një procedure me negocim dhe jo një gare të hapur mes konkurrentëve të tjerë. Në 16 shtator 2024, për kroatët e “INsig2 d.o.o” SPAK vendosi të shpenzojë nga buxheti 36 mijë euro vetëm për rinovimin e licencave të pajisjeve dhe programeve ekzaminuese për telefona celularë, kompjuterëve dhe të pajisjeve të tjera, pa llogaritur blerjen e programeve. Tashmë kësaj kontrate i shtohet dhe kontrata e dytë prej 144 mijë dollarë, që SPAK ka lidhur me negocim me kompaninë izraelite. Këto dy kompani zbërthejnë të gjitha telefonat që SPAK dhe BKH sekuestron, përfshirë këtu dhe pajisjet kompjuterike të tjera, duke shmangur kështu ekzaminimin e këtyre pajisjeve dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit. Kushdo person që shprehet duke u mburrur kafeneve se ky telefon nuk hapet dhe si merren dot të dhënat, e ka gabim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related