Gjokutaj i shqetësuar: SPAK po përdor skenarë kriminalë me arrestime pa prova që në fund kanë si qëllim djegien e mandatit të Sali Berishës

Data

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, mbrojtësi i çështjes së aferës korruptive ish-kompleksi “Partizani”, në një konferencë për media të mbajtur ditën e djeshme u shfaq tejet i shqetësuar. Ndërsa deklaronte se zgjatja e afateve të procesit hetimor dhe mbajtja në arrest i Sali Berishës pa prova duke mos e lejuar të kapërcejë pragun e Kuvendit, e ka konsideruar si një skenar kriminal. Nuk kishin si të mungonin dhe sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë, ku e cilëson përgjegjëse që mund të çojë çështjen deri në djegien e mandatit të Sali Berishës, duke mos kryer hetime në afatin kohor të vënë nga ligjvënësi apo edhe mungesat e prokurorëve, gjithashtu edhe shtyrjet e seancave gjyqësore. “Vetëm një drejtësi si kjo e jona mund të aplikojë standarde të tilla me liderin e opozitës, me një njeri të zgjedhur, e cila nuk kryen hetime dhe kur vjen momenti që nuk e ka shfrytëzuar kohën e vënë në dispozicion nga ligjvënësi, që të kryejë ditë e natë hetime dhe ta mbarojë këtë çështje brenda afatit, guxon dhe merr zgjatje afati me qëllimin që të shkojë në sinkron me shtyrjet e seancave, me mungesat e prokurorëve në seanca gjyqësore , me qëllim final skadimin e afatit të mandatit të zotit Berisha. Por sigurisht, me afërmendshmin e tyre nuk do të bashkohen, jo ne, por as gjykatat, se ka dhe gjykata jashtë Shqipërisë, sepse mungesa e zotit Berisha, se zoti Berisha nuk mungon në Kuvend, nuk iku nga Kuvendi se pati dhimbje koke ose pati një problem shëndetësor. Zotit Berisha iu mbyll dera e Kuvendit me një vendim politik antiligjor, antikushtetues siç e kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë ta denoncojmë. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe kurajën civile në pasqyrimin e detajuar të këtij “Fake process”, sepse është politik, nuk është juridik. Po të ishte juridik, besoj se ne do ta kishim zgjidhur me kohë. Në mënyrë absolute! Afërmendsh që është proces politik dhe në proceset politike, afërmendsh që nuk konstatohen këto parametra në proces.”, përfundoi Gjokutaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related