Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar dje “tërmet” në partinë e tij. Meta thekson se PL duhet të rithemelohet, për t’i dhënë fund arrogancës të papranueshme në opozitë. Por për cilin nga liderët e opozitës e ka fjalën Meta? Mos e ka fjalën për bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi? “Kemi detyrime shumë të mëdha ndaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që na kanë votuar, na mbështetin dhe sakrifikojnë çdo ditë për Partinë e Lirisë, pa përfituar asgjë, pa kërkuar asnjë favor dhe pa trokitur ndonjëherë në derën e selisë për t’ju zgjidhur ndonjë hall! Me shumë përulësi u jam thellësisht mirënjohës, emër për emër, secilit prej tyre, dhe i garantoj se do të bëj gjithçka në interes të tyre për të vënë në jetë 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivin tonë madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre! Ndaj është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë”, shkroi dje Meta.
Ilir Meta paralajmëron “tërmet” në parti: Do bëj Rithemelim prej vërteti të PL më 27 prill
Data
