Beleri, ‘mikpritje’ shqiptare/ Qytetarët shpërthejnë keq ndaj ish-kreut të Himarës : O rr*gaç, kush të futi ty deputet

Data

Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian për të marrë pjesë në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Beleri ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pas grupit të eurodeputetëve, teksa është përballur me praninë e madhe të mediave, por edhe akuza nga kalimtarë të rastit.

Belerit i kujtohet nga një qytetar Fatmir Shehu, oficeri i vrarë në Masakrën e Peshkëpisë, si dhe roja Arsen Gjini, një ngjarje për të cilën ka qenë i akuzuar. Po kështu ai është përballur me fyerje dhe akuza.

“Si ndihesh që e ke…Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”, dëgjohen qytetarët, teksa Beleri nuk ka reaguar, por ka vijuar rrugën.

Më pas ai i është afruar derës së Kryesisë së Kuvendit për të hyrë brenda, por e ka gjetur të mbyllur. Takimet e eurodeputetëve me komisionet parlamentare kishin nisur ndërkohë. 10 eurodeputetë nisën takimet në kryeqytet, ku takimi i planifikuar të mbahej në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, është mbajtur në hotelin ku eurodeputetët janë akomoduar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related