“Gjoba më e madhe ndaj shqiptarëve”/ Berisha: Porti i ri i Ramës, do të kushtojë 1.3 mld euro

Data

Berisha tha se kjo shumë është e barasvlershme me barabartë me rritjen 100 përqind të pensioneve të shqiptarëve, ndërsa më tej kryedemokrati tha se ky është një krim që i tejkalon çdo propocioni.

Ky është një krim që i tejkalon çdo proporcion. Tenderi i hapur, siç e dini, ishte rreth 400 milionë euro, në një kohë kur pensionistëve, me pensionet më të ulëtat në botë dhe me çmimet më të lartat, unë ftoj mediat t’u tregojnë të vërtetën e çmimeve shqiptarëve krahasuar me Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë”, tha ai.

Deklarata e plotë:

Sipas projektit të kompanisë holandeze, porti i ri do të kushtojë 1.3 miliardë euro. Kjo është gjoba më e madhe në histori ndaj shqiptarëve. Ky është një fond i barabartë me rritjen 150 përqind, mos më shumë, të rrogave të shqiptarëve. Ky është një fond i barabartë me rritjen 100 përqind të pensioneve të shqiptarëve. Dhe të gjitha këto vetëm për parajsën e Edi Ramës. Ky është një krim që i tejkalon çdo proporcion. Tenderi i hapur, siç e dini, ishte rreth 400 milionë euro, në një kohë kur pensionistëve, me pensionet më të ulëtat në botë dhe me çmimet më të lartat, unë ftoj mediat t’u tregojnë të vërtetën e çmimeve shqiptarëve krahasuar me Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related