Albion Nikolli pas lirimit: U dhunuam edhe të prangosur në automjetin e policisë

Data

Albion Nikolli, një nga protestuesit e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit dhe i liruar këtë të shtunë, ka pretenduar se ai dhe protestues të tjerë janë dhunuar gjatë arrestimit dhe më pas në ambientet e Policisë.

Në një prononcim për mediat, Nikolli tha se ngjarja nisi rreth orës 14:00, kur ai ishte para komisariatit për të kërkuar informacion mbi një protestues të ndaluar.

“Shkuam në polici për të marrë informacion për një protestues të arrestuar. Na thanë se nuk kishin informacion dhe të largoheshim. Në momentin që po largoheshim, u dha urdhri ‘Kapeni këtë!’ dhe disa prej nesh u arrestuam. Arrestimi ishte i dhunshëm. Na goditën, megjithëse nuk bëmë asnjë rezistencë dhe i pyetëm pse po përdorej dhunë ndaj nesh”, deklaroi ai.

Nikolli pretendoi gjithashtu se protestuesi Arbër Lleshi është goditur edhe pasi ishte prangosur, brenda automjetit të policisë, nga një person që, sipas tij, ishte i veshur civil.

Sipas tij, të arrestuarit nuk morën ndihmë mjekësore dhe nuk iu nënshtruan ekspertizës mjeko-ligjore, pavarësisht dëmtimeve që pretendojnë se kanë pësuar.

“Nuk kemi marrë ndihmë mjekësore dhe nuk na është bërë ekspertizë. Kam shenja në trup nga dhuna, jo vetëm unë”, u shpreh Nikolli.

Pretendimet e protestuesit nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga autoritetet, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këto akuza.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related