GJKKO thërret Taulant Balla si dëshmitar në dosjen “Partizani”, priten edhe dëshmitë e Paro Laçit dhe Albert Xhanit

Data

GJKKO do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës më 30 prill, ku pritet të merret në pyetje si dëshmitar Taulant Balla.

Sipas burimeve nga procesi, Balla do të jetë dëshmitari i parë që do të dëgjohet, duke qenë se ai figuron edhe si kallëzues në këtë çështje.

Seanca e ardhshme vjen pas zhvillimeve të fundit, ku gjykata ka pranuar gjithashtu kërkesën për thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Nga ana tjetër, SPAK ka kërkuar që në proces të thirren si dëshmitarë edhe biznesmeni Paro Laçi, si dhe shtetasit Albert Xhani dhe Isa Tare.

Dosja “Partizani” mbetet një nga çështjet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, ndërsa pritet që dëshmitë e personave kyç të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive në këtë proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related