GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së sigurisë

Data

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së parë të sigurisë “arrest në burg”, të caktuar ndaj tij në maj të vitit 2022, pas operacionit “Plumbi i Artë”.

Për Çelën është në fuqi edhe një masë e dytë sigurie ku ai akuzohet si drejtues i një organizate kriminale.

Çela, i njohur ndryshe si Marjus Lula u shpall në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Sipas SPAK ai porositi vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë Liqenit Artificial, vrasje që nuk u realizua.

Po ashtu përgjimet e Sky Ecc zbuluan se ai dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës dhe Ardjan Çapjas.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related