AKSHI shndërrohet zyrtarisht në monopol privat, dy tendera me vlerë 13 mln euro në javë për Ermal Beqirin e…

Data

Kompanitë e Ermal Beqirit rezultojnë fitues në dy nga tre tenderat me vlerë gjigande 19 milionë euro, të mbyllur në javë e dytë të Dhjetorit 2024 nga Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në muajin Tetor të këtij viti, AKSHI publikoi një listë të gjatë tenderash, rreth 30 të tillë, për një total prej 50 milionë eurosh. Deri më tani, janë mbyllur të paktën tre prej tyre, të cilët, për një rastësi thuajse perfekte, janë ato me vlerën më të lartë. Në muajin Tetor të këtij viti, AKSHI publikoi një listë të gjatë tenderash, rreth 30 të tillë, për një total prej 50 milionë eurosh. Deri më tani, janë mbyllur të paktën tre prej tyre, të cilët, për një rastësi thuajse perfekte, janë ato me vlerën më të lartë. Në fillim të Tetorit 2024, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli tenderin me objekt “Implementimi i platformës qeveritare të ndërveprimit 2.0 dhe site sekondare”.

Fondi limit për këtë procedurë u përcaktuar në vlerën 816.6 milionë lekë të reja ose rreth 8.2 milionë euro. Në procedurë rezulton se ka marrë vetëm një konkurrent, i cili ishte një bashkim operatorësh. Ky grup kompanish përbëhej nga “Soft & Solution” dhe “Horizon”, të dyja këto në pronësi të Ermal Beqirit, si edhe nga shoqëritë “First”, “Fastech” e “ATD”. Bashkimi i operatorëve paraqiti ofertën në vlerë 757.999,999 lekë të reja ose rreth 7.6 milionë euro. Pasi u kryen verifikimet dhe shqyrtimi i dokumentacionit, AKSHI arriti në konkluzionin se ato ishin të plota dhe, në përfundim, shpalli fitues bashkimin e operatorëve. Po në Tetor 2024, AKSHI shpalli procedurën tenderuese me objekt “Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”, për Ministrinë e Brendshme”, me fondet e Buxhetit të Shtetit, të parashikuara nga vetë institucioni përfitues. Fondi limit për këtë procedurë u parashikua në vlerën 364.798.118 lekë të reja ose mbi 3.6 milionë euro

Referuar dokumentave zyrtare, rezulton se në procedurë kanë marrë pjesë 3 operatorë ekonomikë. Mes tyre ishte “Soft & Solution” në pronësi të Ermal Beqirit, e cila nuk kishte paraqitur ofertën më të ulët. Megjithatë, pas shqyrtimit të dokumentacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit përjashtoi nga gara dy operatorët e tjerë ekonomikë dhe, në fund shpalli fitues kompaninë “Soft & Solution”, e cila paraqiti ofertën ekonomikë në vlerë 313.579.999 lekë të reja ose rreth 3.2 milionë euro. Ndërkohë, tenderi i tretë në radhë, me objekt “Implementimi i infrastrukturës së qendërzuar hardware”, dhe me fond limit 715.745.660 lekë të reja, u fitua nga kompania “Infosoft System”. Dokumentat zyrtare tregojnë se në atë procedurë nuk ka pasur konkurrentë të tjerë, raporton “Ora News”, teksa citon “Bold News”.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë kujtojmë se agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është shndërruar praktikisht në një monopol privat, teksa thuajse të gjithë tenderat e saj shkojnë në vetëm një dorë. Bëhet fjalë për miliarda lekë, në një treg ku nuk ka më garë. Këtë të enjtë AKSHI shpalli fituesin e tenderit 5 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës së çelësave publikë. Edhe këtë herë nuk pati asnjë surprizë. Fitues i tenderit u shpall sërish kompania Soft & Solution e biznesmenit Ermal Beqiri. Tashmë procedurat prokuruese në AKSHI duken thjesht një formalitet, pasi rezultati i tyre është gjithmonë i njëjtë. Fituese është ose kompania Soft& Solution ose kompanitë bashkëpunëtore të saj, Fastech.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related