Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka përgëzuar Mali i Zi për përparimin e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian.
Në një reagim publik, Costa e cilësoi vendimin për krijimin e një grupi pune për hartimin e traktatit të anëtarësimit si një moment kyç për procesin e zgjerimit të BE-së.
“Ky është një hap i madh drejt anëtarësimit. Për herë të parë që nga viti 2014, Bashkimi Evropian nis matjen e kohës për zgjerimin e radhës,” u shpreh ai.
Vendimi i ambasadorëve të vendeve anëtare për ngritjen e këtij grupi pune konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm teknik dhe politik, që e afron edhe më shumë Podgoricën me anëtarësimin e plotë.
Ky progres i Malit të Zi shihet si një sinjal pozitiv edhe për vendet e tjera të rajonit që synojnë integrimin europian, duke treguar se procesi i zgjerimit mbetet aktiv dhe i arritshëm.
