Gjashtë pedagogë në Fakultetin e CIklit të Ulët në Universitetin e Elbasanit janë arrestuar nga Policia, bashkë me sekserin që merrte para, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Aksioni ndaj tyre u ndërmor pas bashkëpunimit të uniformave blu me një emision investigatiov, teksa pedagogët akuzohen se i kanë marrë para një studenteje për ta kaluar në provime.
Monika Hodaj, 49 vjeçe, Beatriçe Gani, 58 vjeçe, Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Ornela Bilali, 50 vjeçe, Zyhra Gripshi, 37 vjeçe dhe sekseri Gazmend Hodaj, 59 vjeç. Në kërkim shtetasen Edlira Gugu, 51 vjeçe, pedagoge.
Pedagogët kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazmend Hodaj.
Nga kontrollet e kryera në zyrat e pedagogëve, janë gjetur të gjitha tezat e provimeve të 31 vjeçares. Vlerësimi i masave paraprake të sigurisë të vendosura do të jepen ditën e nesërme (e martë, 5 nëntor) nga Gjykata e Elbasanit.
