Gjermania plas skandalin, i dërguari i kancelarit Sholz i nxjerr të palarat Edi Ramës me “Ballkanin e Hapur”…

Data

Gjermania ka hedhur dritë mbi skandalet e lidhura me “Ballkanin e Hapur”. I dërguari i kancelarit, Olaf Sholz ka zbuluar detaje të rënda që lidhen me marrëveshjet e kryeministrit Edi Rama dhe negociatat e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Konkretisht i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka deklaruar gjatë një interviste për një media kosovare, se nisma “Ballkani i Hapur”, e krijuar me iniciativën e Serbisë dhe e mbështetur verbërisht nga Edi Rama, ka pasur për qëllim anashkalimin e Kosovës. Ai ka shprehur shqetësim se nëse Samiti i Berlinit, që do të mbahet më 14 tetor, dështon të sigurojë një treg të përbashkët rajonal, mund të riaktualizohet ideja e “Ballkanit të Hapur”. Sipas Sarrazin, kjo nismë është krijuar për ta anashkaluar Kosovën. “Nëse ky samit nuk mbahet, nëse nuk sigurohet tregu i përbashkët rajonal, dhe plani i madh i Komisionit Evropian që të ketë sukses dhe një gurthemel i kësaj do të jetë samiti më 14 tetor në Berlin, sigurisht që menjëherë vjen Ballkani i Hapur.

Pra, Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën. Ne, kemi filluar të punojmë ashtu që Kosova të jetë në të njëjtën tryezë, me të njëjtat të drejta, me të njëjtin nivel si të tjerët. Duhet të ecim përpara, nuk mund ta lëmë gjithë rajonin që të presë për këtë bashkëpunim. Nuk mund të rrezikojmë tregun e përbashkët rajonal dhe nuk mund të ketë sukses Procesi i Berlinit. Pra nuk është në interes të Kosovës, por as tonin”, deklaroi Sarrazin. Po ashtu, ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në samit është e rëndësishme për të garantuar që vendi të ketë të drejta të barabarta në tryezën e bisedimeve.

Por nëse analizojmë më kujdes deklaratën e tij, duket qartë se pazaret Rama-Vuçiç për “Ballkanin e Hapur” kanë përfshirë veprime dhe marrëveshje që duken të orientuara drejt shfrytëzimit të Kosovës dhe ndikimit të pazakontë në rajon. Pra ky skandal, për të cilin foli edhe Gjermania, ka ngritur shqetësime të mëdha mbi mundësinë e një përpjekjeje për të bërë kompromis në dëm të interesave shqiptare dhe integritetit të Kosovës. Thënë troç kryeministri Edi Rama po tregon se është një anti-shqiptar i thekur, pasi në vend që të jetë sa më afër Kosovës, sepse ata/ato janë vëllezërit e motrat tanë/tona, ai zgjedh të bëjë lojën e “kriminelit” Aleksandër Vuçiç.

Reagon Berisha

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar poshtë banesës së tij, ka folur në lidhje me projektin e “Ballkanit të Hapur”. Sipas tij, ky projekt ishte për të kapitulluar Kosovën dhe ndarjen e saj. Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se, Gjermania e pranon se projekti i Ballkanit të Hapur, izolonte Kosovën. “Argati i Aleksandër Vuçiçit, Edi Rama, ndërmori një nismë ruso-serbe, mbështeti një nismë, të cilën ne e denoncuam që në takimin e saj të parë. Një nismë që mbështetej fuqishëm nga Sergei Lavrov dhe Aleksis Soros, dy armiq të kombit shqiptar. Me Ballkanin e Hapur, Edi Rama shtriu hegjemoninë serbe në Shqipëri, Maqedoni. Izoloi Kosovën dhe kjo ishte nisma, e cila pas ndarjes dhe ndryshimit të kufijve, duhet të sillte kapitullimin përfundimtar të Kosovës, rënien e saj në prehrin e Serbisë, ndarjen e saj midis Vuçiçit dhe argatit të saj në Tiranë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related