Pas disa javësh kërkime, trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30 vjeç, është gjetur këtë të shtunë në liqenin e Ulzës.
I riu nga fshati Fullqet i Klosit ishte zhdukur pas një aksidenti të ndodhur më 10 janar, ku dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit të Darsit. Trupi u lokalizua pas kërkimeve të vazhdueshme nga shërbimet e emergjencës.
Autoritetet po kryejnë procedurat përkatëse për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
