Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani

Data

Rreth 600 mijë shtetas nga Venezuela dhe më shumë se 230 mijë të tjerë nga El Salvadori që aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë në vend ligjërisht edhe për 18 muaj të tjerë, njoftoi të premten Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare.

Rreth 600 mijë shtetas nga Venezuela dhe më shumë se 230 mijë të tjerë nga El Salvadori që aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë në vend ligjërisht edhe për 18 muaj të tjerë, njoftoi të premten Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, më shumë se një javë para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën me premtimin për politika më të ashpra ndaj emigracionit.

Administrata e Presidentit Biden ka përkrahur fort Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme, përfitues të të cilit janë rreth 1 milionë njerëz nga 17 vende të ndyshme.

Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme, i njohur me inicialet TPS, lejon individët që ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara që të qëndrojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme në SHBA në rast se atdheu i tyre konsiderohet i pasigurtë, për shkak të fatkeqësive natyrore, konflikteve të armatosura apo ngjarjeve të tjera të jashtëzakonshme.

E ardhmja e programit të ‘Statusit të Mbrojtjes së Përkohshme’ është e pasigurt nën drejtimin e Presidentit Trump, i cili u përpoq të kufizonte ndjeshëm përdorimin e tij gjatë mandatit të parë si President.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related