Gazment Bardhi për takimin e Ramës në Athinë: Të vetmën rrugë u la emigrimin, sot u thotë ‘Krenar për Ju’

Data

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, gjatë një takimi me strukturat në Kukës, ironizoi takimin e kryeministrit me emigrantët në Athinë, duke theksuar se e vetmja gjë që u ofroi, ishte një koncert. Bardhi tha se pasi i detyroi shqiptarët të emigrojnë për shkak të vrasjes së shpresës, Edi Rama shkon dhe tallet nën moton “Krenar për Ju”.

“Rama shpopulloi vendin dhe  shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”. Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen.  Edhe sot, atje në Athine nuk po u oforn asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë  koncerete, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, shkollim më të mirë, rroga më të mira, siptale më të  mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar.”

Gazment Bardhi, tha se të flasësh se si qeveris Edi Rama, është humbje kohe për faktin se këtë, më mirë se gjithkush, e dinë qytetarët të cilët vujanë çdo ditë.

“Është koha që të kalojmë  Në veprime. Të bëhemi bashkë që, këtë vit, të  bëjmë  realitet atë që  Kukësi  e nisi në vitin 2021: largimin e Edi Ramës.”

Bardhi tha se rruga nuk është e lehtë, por ai beson se sa herë demokratët janë bërë bashkë, fitorja ka qenë e sigurt.

“Na duhet shumë më shumë punë se në vitin 2021. Edi Fama është pasuruar dhe ka më shumë para të pista se në vitin 2021, për të blerë zgjedhjet. Po është  detyra jonë që ne të pasurohemi me mendjen dhe zemrën e qytetareve shqiptarë. Të fitojmë besimin e tyre për  ta rikthyer Partinë Demokratike në  pushtet, si e vetmja  rrugë për zhvillimin e vendit.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related