Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve në Komisionet Parlamentare, nga dita e sotme nis diskutimi për zbatimin e saj

Data

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet në komisionet parlamentare, duke filluar nga dita e sotme. Nga ky vendim do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë në Itali, por edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri. Drafti në fjalë pritet që të prezantohet në komisionin e Ekonomisë dhe Financave si dhe në atë të Politikave të Jashtme, nga ekspertët.

Dy ministrat, ai shqiptar, Igli Hasani dhe ai i Italisë Antonio Tajani firmosën marrëveshjen më 6 shkurt të këtij viti. Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet, dhe sigurimin e papunësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related