Me përfundimin e afatit të koncesionit të Markimit dhe Monitorimit të karburanteve ky shërbim do të kalojë nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Konfindustria thotë se mbështet vendimin e qeverisë për të mos i zgjatur më tej afatin këtij koncesioni. Sipas Konfindustrisë duhet të hiqe tarifa 2 lekë për çdo litër naftë, me argumentin se rëndon qytetarët pasi rrit çmimin e karburantit.
Më tej në njoftim ata thonë se koncesioni 11 vjeçar i ngjyrosjes së karburanteve i ka kushtuar mbi 60 milionë euro qytetarëve dhe bizneseve shqiptare, edhe pse nuk ka ndikuar në uljen e sasisë së karburantit kontrabandë që ka hyrë në vend.”Konfindustria mbështet vendimn e ekzekutivit për mos përtëritjen e koncesionit “të ngjyrosjes së karburanteve” dhe marrjen në zotërim shtetëror të aktivitetit. Gjithashtu, Konfindustria kërkon, heqjen e plotë të tarifës në fjalë dhe marrjen e masave të përcjelljes në uljen e cmimit fundor të karburanteve. Shqipëria ka ndër cmimet më të larta të karburanteve në Europë dhe ngarkesa fiskale e rëndë përbën pjesë të rëndësishme.
