Nënkryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Luçiano Boçi, ka komentuar debatet për Reformën Territoriale, duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e katër varianteve të përfolura.
Sipas tij, nuk ka alternativa reale të ndryshme, por vetëm një variant, ndërsa të tjerat janë “tymnajë” që lidhen me ide të përgjithshme dhe jo me propozime konkrete.
Boçi theksoi se mungon elementi kryesor i reformës – harta konkrete territoriale – e cila sipas tij është thelbësore për funksionimin e decentralizimit, ndarjen e kompetencave dhe përmirësimin e shërbimeve.
Ai kritikoi gjithashtu mungesën e konsultimeve publike dhe dëgjesave me grupet e interesit, duke theksuar se procesi nuk është gjithëpërfshirës.
Sipas tij, referencat për reformën nuk duhet të merren nga vendet nordike, por nga vende të rajonit me karakteristika të ngjashme me Shqipërinë.
