Gazment Bardhi kritikon aktin normativ për akcizën e naftës: “Qeveria po përdor alibi për të mos ulur taksat”

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar në Kuvend aktin normativ të qeverisë që parashikon uljen e akcizës së naftës vetëm kur çmimi i saj kalon nivelin 220 lekë për litër.

Gjatë debatit parlamentar, Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk po merret me problemet reale të qytetarëve dhe po shmang përballjen në Kuvend.

“Rama nuk vjen në Kuvend për debat. Shqetësimi i tij nuk janë çmimet e larta, por si të pengojë luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, akti normativ nuk sjell zgjidhje reale për krizën e çmimeve, por përdoret si “alibi” për të mos ulur taksat mbi karburantet.

Bardhi tha se qeveria përfiton financiarisht nga rritja e çmimeve të naftës përmes taksave dhe TVSH-së, ndërsa qytetarët përballen me kosto më të larta jetese dhe transporti.

Ai shtoi se Partia Demokratike ka propozuar tre masa alternative për uljen e çmimit të naftës dhe për zbutjen e ndikimit të krizës ekonomike, duke i cilësuar ato si mekanizma të ngjashëm me praktikat europiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related