“Çfarë i thonë 1 mo”/ Noterja Haxhiu certifikohet në italisht, por s’di asnjë fjalë

Data

Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte shkeljet e noteres së Fierit Anila Haxhiu. Në Mars 2023 tregoi, sesi bashkëshorti i noteres i premtoi një prindi t’i kalonte jashtë fëmijën pa prokurën e prindit tjetër, duke paguar 550 euro.

Pas denoncimit, noterja arriti deri në pikën, që dhunoi gazetaren dhe operatorin e emisionit “Stop”. Në Prill 2023 “Stop” tregoi vulën e falsifikuar të noteres për përkthim e rezultoi se vula i përkiste blektorit Pelivan Metushi.

Për gjithë këto shkelje Ministria e Drejtësisë gjobiti me 5 milionë lekë noteren Anila Haxhiu. Asokohe, noterja Haxhiu, nuk ishte e certifikuar nga Ministria e Drejtësisë si përkthyese e këtyre gjuhëve të huaja.

Disa muaj pas transmetimit, një email në redaksinë e emisionit “Stop” sinjalizon se në vitin 2024 Anila Haxhiu ka marrë nga Ministria e Drejtësisë dy certifikata si përkthyese zyrtare e italishtes dhe anglishtes, në konkursin e zhvilluar me shkrim dhe me gojë në ministri.

Në përgjigjen zyrtare Ministria e konfirmon konkursin dhe kualifikimin e noteres Haxhiu në këto dy gjuhë të huaja. Dy agjentët të emisionit u paraqitën si shtetas italianë në zyrën e noteres Haxhiu, por kjo e fundit, nuk dinte as komunikimin bazik në italisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related