Gazetari ngre alarmin: Kush po i mbron autorët pa maska që rrëmbyen biznesmenin në mes të Tiranës?

Data

Kanë kaluar 5 muaj nga rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe në mes të Tiranës dhe ende nuk ka një përgjigje zyrtare se kush ishin katër personat që e morën peng, ndonëse ata janë filmuar qartë nga disa kamera sigurie.

Sipas gazetarit Elton Qyno, autorët nuk kishin maska, por vetëm kapele, dhe fytyrat e tyre duken qartë në pamjet filmike të bizneseve përreth. Pamjet janë dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, por deri më tani nuk ka pasur identifikim të autorëve, as nga Policia e Shtetit, as nga strukturat hetimore.

Një tjetër element që shton dyshimet është fakti se automjeti i përdorur në rrëmbim, një Land Rover Defender me targa AC121JJ, është identifikuar. Mjeti rezulton në pronësi të shoqërisë “Merkaj 3 shpk” dhe përdorej nga bashkëshortja e administratorit të saj, e cila është marrë në pyetje nga SPAK dhe ka dhënë shpjegime për përdorimin e makinës.

Megjithatë, ndonëse makina është identifikuar dhe përdoruesit e saj janë pyetur, katër personat që shfaqen qartë në pamjet filmike të datës 12 gusht 2025 ende nuk janë zbuluar. Kjo ka ngritur dyshime serioze publike për vonesën e hetimeve dhe për mundësinë e mbrojtjes së autorëve.

Për këtë çështje, SPAK më 15 dhjetor 2025 arrestoi dhe procedoi 8 persona, ndërsa dy biznesmenë të tjerë u shpallën në kërkim. Sipas dosjes hetimore, rrëmbimi ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit, kur Meçe po afrohej te makina e tij, dhe autorët u paraqitën si punonjës të institucioneve ligjzbatuese, duke përdorur edhe jelekë me mbishkrime zyrtare.

Vetë biznesmeni ka dhënë dëshminë e tij dhe ka dorëzuar pamje filmike që dokumentojnë çdo moment të ngjarjes.

Pyetja që mbetet ende pa përgjigje është: si është e mundur që katër persona të filmuar pa maska, në mes të Tiranës, të mbeten ende të paidentifikuar dhe kush po i mbron?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related