“21 janari”, Braçe: Krim shtetëror i organizuar, do dalin prova të reja nga dëshmitarët, Meta-Berisha t’ia tregojë…

Data

Deputeti socialist, Erion Braçe komentoi dje dosjen e “21 Janarit” dhe nisjen e hetimeve nga SPAK. Teksa ishte i ftuara në një media dje, deputeti Braçe theksoi se SPAK duhet të bëjë një hetim gjithëpërfshirës për vrasjet e 21 janarit, duke e cilësuar një krim shtetëror të organizuar. Për 13 vite, Braçe thotë se ka ngritur zërin për këtë çështje dhe se tani është radha e drejtësisë që të flasë. Ligjvënësi socialist shprehet se ka dëshmitarë dhe prova të reja për “21 Janarin”, që nuk janë depozituar se s’kanë pasur besim te drejtësia e asaj kohe. “Ka shumë njerëz që kanë dëgjuar, regjistruar, që për vite me radhë kanë administruar prova të rëndësishme që do i nxjerrin pjesë-pjesë”, deklaroi ai.

Më tej deputeti i PS thotë se SPAK duhet të bëjë thirrje për ata që zotërojnë prova për të bashkëpunuar dhe t’u bëj thirrje disa personave që kane qenë personazhe kyç që të bëjnë bashkëpunëtorin e drejtësisë. “Jemi 13 vite me vonesë, ky proces që po ndodh sot, nisja e hetimeve për krimin shtetëror të organizuar në 21 janar duhej të kishte ndodhur 13 vitet e shkuara. Duhej që prokuroria e asaj kohe dhe gjithë institucionet duhej ta kishin kryer atë hetim në atë kohë. Tani po veprojmë në bazë të vendimet të Strasburgu.

Gjykata e Lartë ka vendosur mbi atë vendim. Për mua do të thotë fund, unë kam folur për 13 vite me radhë dhe kam kërkuar këtë që po ndodh. Sa kohë që kjo çështje është në SPAK, një organ i drejtësisë së re, tani u takon prokurorëve dhe dëshmitarëve të flasin për ngjarjen. Jo vetëm kësaj gruaje që është një luftëtare, nëse çështja ka mbërritur sot në SPAK i dedikohet asaj dhe vajzës së saj, që s’janë tërhequr nga beteja për drejtësi.

Kam parasysh si dëshmitar të gjithë ata që zotërojnë prova ende. Ka shumë njerëz që kanë dëgjuar, regjistruar, që për vite me radhë kanë administruar prova të rëndësishme që do i nxjerrin pjesë-pjesë. Do duhet që SPAK  të demonstrojë vullnet dhe të ngjallë besueshmëri tek të gjithë ata që kanë zotëruar provat. Të bëjë thirrje për ata që zotërojnë prova për të bashkëpunuar dhe tu bëj thirrje disa personave që kane qenë personazhe kyç që të bëjnë bashkëpunëtorin e drejtësisë”, u shpreh ai.

Ndërkohë për ish-zv/kryeministrin, opozita ka kaluar në gjendje haluçinante, teksa bën edhe ironi për “kacafytje” mes tyre për hetimet e SPAK për “21 Janarin”. “S’kanë pse kacafyten me njëri-tjetrin, të shkojnë të bëjnë dëshminë, çfarë dinë për njëri tjetrin, të shkojnë të japin dëshminë, janë personazhe të dorës së parë, ish-kryeministri, ish-ministri i Brendshëm, Meta ishte personazhi kyç pranë qeverisë dhe të dyve”, nënvizoi Braçe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related