Dinamo është rikthyer mes skuadrave pretendente, teksa aktualisht është në kren e klasifikimit. Optimizmi është i madh te dinamovitët, me tifozët që këtë sezon presin trofe.
Në një intervistë për Sport News në News 24, sulmuesi i Dinamos, Dejvi Bregu analizoi sezonin, ndërsa u ndal edhe te aspekti personal.
Bregu u shpreh se se skuadra ka mundësinë për të fituar titullin, sakaq theksoi faktin se trajneri Daja është “çelësi” i suksesit.
Rikthimi në Superligë- Kisha oferta nga jashtë. Mund të them se ky vendim erdhi për shkak se marrëdhënia ime me Presidentin Bardhi ka qenë e mirë që prej kohës që ka qenë bashkë-president në Durrës te Teuta. Gjatë gjithë këtyre viteve që kam qenë unë jashtë, ai është interesuar për mua me thën të drejtën dhe erdhi ky bashkëpunim.
A është titulli një objektiv i Dinamos? Të gjithë e dijnë që kampione në fuqi është Egnatia. Të gjitha ekipet duan të zbresin Egnatian nga froni. Ne do shikojmë ndeshje pas ndeshje. I kemi të gjitha mundësitë. Shpresojmë që t’ia dalim në fund.
