“Refuzoni farsën”, Korreshi thirrje personelit të Spitalit të Lushnjes: Mos firmosni peticionin, qytetarët do reagojnë

Data

Deputeti i Partia Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër lidhur me situatën në Spitalin e Lushnjes, duke iu drejtuar mjekëve, infermierëve dhe personelit shëndetësor me një thirrje publike për të refuzuar firmosjen e një peticioni që, sipas tij, synon të paraqesë një realitet të deformuar mbi gjendjen e institucionit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshi akuzon drejtuesit e spitalit se po u kërkojnë bluzave të bardha të firmosin një dokument ku pretendohet se shërbimet dhe kushtet në spital funksionojnë normalisht.

Sipas deputetit demokrat, kjo nuk përputhet me realitetin që përjetojnë qytetarët e Lushnjes dhe Divjakës, të cilët, sipas tij, përballen çdo ditë me mungesë aparaturash dhe medikamentesh bazë.

“REFUZONI farsën (PETICIONIN) që po ju servir drejtuesi i institucionit se çdo gjë në atë spital shkon vaj. Lushnjarët kanë sy e nuk kanë për t’jua falur asnjërit që për hir të qenurit shef pavioni apo kryeinfermier do të firmosin një gënjeshtër të tillë”, shkruan Saimir Korreshi.

Ai u bën thirrje mjekëve të mos bëhen pjesë e asaj që e cilëson propagandë politike, duke theksuar se respekti ndaj profesionit dhe qytetarëve duhet të prevalojë mbi interesat personale apo presionet administrative.

Deputeti i Partia Demokratike deklaron se Lushnja meriton një spital model me status rajonal, ku qytetarët të marrin shërbimet që u takojnë si taksapagues.

Në fund të reagimit të tij, Korreshi ka paralajmëruar edhe një protestë qytetare, duke ftuar banorët e zonës që të mobilizohen për të kërkuar përmirësimin e sistemit shëndetësor në qytet.

Sipas tij, data dhe ora e tubimit do të bëhen publike në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related