Gazetari Artan Hoxha zbardh mesazhin ndaj Ilir Meta: “Më duhen 200 mijë patjetër”, materiali ishte asgjësuar

Data

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në një emision televiziv mesazhin e përfolur që lidhet me Ilir Meta dhe biznesmenin Kastriot Ismailaj, duke deklaruar se materiali ishte shpallur i papërdorshëm juridikisht dhe ishte asgjësuar me vendim gjykate.

Sipas Hoxhës, mesazhi ishte pjesë e dosjes 978 dhe ishte regjistruar gjatë përgjimeve ndaj Kastriot Ismailajt.

Ai tha se komunikimi ishte dërguar më 22 qershor 2009 dhe përmbante tekstin: “Nesër duhet të takohemi patjetër, më duhen 200 mijë patjetër, mos harro”.

Gazetari sqaroi se në atë periudhë ishte e ndaluar përgjimi i personave me imunitet, si deputetë apo ministra, ndaj emri i personit që kishte dërguar mesazhin nuk ishte identifikuar në material.

“Kur njësia e përgjimit haste se në komunikim ishte përfshirë një politikan, duhej ta ndërpriste menjëherë”, deklaroi Hoxha.

Ai tregoi se materialin e kishte publikuar për herë të parë në janar të vitit 2016, ndërsa më pas ishte thirrur nga prokuroria për të sqaruar burimin e dokumentit.

Sipas tij, prokurorët i kishin konfirmuar se materiali përputhej me atë që ndodhej në dosje, por nuk kishte më vlerë juridike, pasi ishte asgjësuar me vendim gjykate.

“Më thanë që materiali ishte i njëjtë me atë në dosje, por ishte asgjësuar dhe nuk mund të përdorej si provë”, u shpreh gazetari.

Artan Hoxha ngriti pikëpyetje mbi faktin që i njëjti material u përmend sërish gjatë seancës së fundit gjyqësore ndaj Metës.

“Çudia ime është se si një material i asgjësuar me vendim gjykate po riciklohet sërish”, deklaroi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related