Sulmet ajrore ruse rifilluan në orët e para të mëngjesit ndaj Kyiv, menjëherë pas përfundimit të armëpushimit tre-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës.
Lajmi u konfirmua nga kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Timur Tkachenko, i cili njoftoi se dronë rusë u identifikuan mbi qytet dhe u aktivizuan menjëherë alarmet ajrore.
“Dronë të armikut janë aktualisht mbi Kiev. Ju lutemi qëndroni në strehimore derisa të hiqet alarmi. Mund të ketë zhurmë”, deklaroi ai.
Sipas autoriteteve ukrainase, një dron i rrëzuar goditi një ndërtesë apartamentesh në lagjen Obolonskyi të kryeqytetit.
Ky ishte alarmi i parë ajror në Kiev që prej datës 8 maj, kur kishte hyrë në fuqi armëpushimi i përkohshëm tre-ditor i shpallur pas thirrjeve ndërkombëtare për uljen e tensioneve.
Gjatë periudhës së armëpushimit, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Ukraine ka akuzuar ushtrinë ruse për sulme me dronë në rajonet lindore të vendit, ndërsa Russia pretendon se forcat ukrainase kanë ndërmarrë sulme në rajonin rus të Belgorodit.
Përshkallëzimi i ri vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për një armëpushim më të gjatë dhe negociata paqeje mbeten ende pa rezultat konkret.
