Një gazetë gjermane i ka kushtuar vëmendje protestave në Tiranë, duke theksuar se kryeministri Edi Rama po mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila akuzohet për favorizime në tendera publikë.
Sipas artikullit, mijëra qytetarë dolën në protestë kundër qeverisë, ndërsa çështja Balluku shihet si simbol i pakënaqësisë ndaj korrupsionit. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj, por Parlamenti ende nuk ka votuar për këtë kërkesë.
Media gjermane thekson se përparimi në luftën kundër korrupsionit është kusht kyç për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe paralajmëron se presioni politik ndaj drejtësisë mund të dëmtojë seriozisht këtë proces.
