Zhduket 13-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e Flavios

Data

Një 13-vjeçar është raportuar i zhdukur në Tiranë, ndërsa familjarët kanë ngritur alarmin dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Sipas informacioneve të para, i mituri me emrin Flavio është larguar nga banesa dy ditë më parë dhe që prej asaj kohe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Familjarët kanë bërë apel publik për ndihmë, duke kërkuar nga kushdo që mund ta ketë parë ose që ka informacion për të, të kontaktojë menjëherë.

Ata theksojnë se çdo informacion, edhe më i vogli, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e 13-vjeçarit.

Personat që mund të kenë dijeni për vendndodhjen e tij janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit: 069 354 6048.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related