Berisha: Bënë mbledhje urgjente, një gjykatës urdhëroi SPAK-un të hetojë vilën e Ramës

Data

Sali Berisha ka qenë paraditen e kësaj të premteje në Krujë, ku gjatë bashkëbisedimit me qytetarët hodhi akuza drejt Edi Ramës në lidhje me vilën e ndërtuar në Surrel.

Sipas Berishës, veç burimit të dyshimtë të të ardhurave, toka është marrë në kundërshtim me çdo ligj. Sipas liderit demokrat, SPAK për të shpëtuar nga hetimi ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës, por një gjyqtar ia ka rikthyer sërish për hetim Prokurorisë së Posaçme.

Berisha tha se për këtë dosje, para dy ditësh është bërë mbledhje urgjente në SPAK.

“Ka 2 muaj që është mbyllur nuk del para asnjë gazetari sepse nuk di të përgjigjet, nuk mund të mashtrojë më. Nuk mund të përgjigjet për të gjitha vjedhjet e mëdha. Se ka marrë 130 milionë euro të djegësit të Tiranës dhe djegësi nuk ekziston dhe i ka ngelur tani rroftë e qoftë Altin Dumani që nuk më dënon.

Sarajet e tij në Surrel janë me themele dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Me një dallim, diktatori nuk i regjistroi në emrin e vet, as të familjes së tij, por i regjistroi pronë shtetërore. Dhe në atë kohë shtëpia lejohej të regjistrohej. Ky jo që e ka në emër të vet dhe që e ka ndërtuar duke pasur të deklaruar gjithsej 3800 euro, por ka një oborr 8300 metra. Dhe jo vetëm kaq, po tokën e ka marrë në kundërshtim me çdo ligj dhe këto janë kapur tani. Skapi ia kaloi për të shpëtuar, prokurorisë së Tiranës. Prokuroria e Tiranës tha me të drejtë, nuk është puna jonë kjo. E ktheu prapë. Shkoi në gjykatë çështja, një gjykatës guximtar e urdhëroi Skapin ta hetojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related